Trajtimi Ortodontik ne moshat 12-18 vjec

Edhe pse vizita e pare te ortodonti duhet te kryhet qe ne moshen 7-8 vjeç, pjesa me e madhe e trajtimeve kryhen ne moshen 10-15 vjeç. Nje nga arsyet kryesore qe ne preferojme kete moshe,eshte fakti se kjo eshte mosha ky pacientet jane ne pikun e rritjes.Nepermjet trajtimit ortodontik synohet te nxitet rritja ne drejtimin e duhur.

Kaninet e Impaktuar

Kaninet e impaktuar mund te jene te vendosur nga ana labiale(me drejtim nga buzet) ose linguale (me drejtim nga gjuha).Ne 85% te rasteve ato jane te pozicionuar palatinal ne maxille.Pozicioni i tyre mund te percaktohet nepermjet palpimit te zones, dhe ne rastet kur nuk dallohen dot me palpim kerkohet nje skaner 3D per te percaktuar pozicionin.Nese keto dhembe qendrojne per kohe te gjate brenda ne nofulle, sakusi mbeshtjelles i tyre mund te rritet dhe shpesh mund te krijojne kista folikular

Aparati Herbs

Ky aparat perdoret ne pacientet qe paraqesin klasa te II-ta duek shtyre dhembet e poshtem perpara dhe malaret ne maxille mbrapa.Neeprmejt ketij aparati synohet tre nxitet dhe zhvillimi korrekt i nofullava ndaj dhe mosha me e pershtateshme per tu perdorur eshte 12-14vjec.Pasi vendoset ne goje,aparati do te qendroj 6-9 muaj ne varesi dhe te rastit.

Lip bumper

Ky lloj aparati perdoret ne klinike me qellim rritjen e perimetrit te harkut ne nofullen e poshtme.Kjo ben te mundur krijimin e hapesires se nevojshme per rreshtimin korrekt te dhembeve ne rastet e grumbullimeve dentare pa bere ekstraksione.

Distalizueset e molareve

Jane aparate qe perdoren per shtyrjen mbrapa te molareve ne maxille,ne menyre qe te krijohet hapesire per eruptimin korrekt te dhembeve.Zakonisht keto aparate shoqerohen edhe me nje ngrites kafshimin qe vendoset ne pjesen e dhembeve te perparem,ne menyre qe te korrigjohen edhe kafshimet e thella.

Aparati Twin Block

Aparati Twin Block perdoret ne trajtimin e Klasa te II-ta.duke pasur si funksion te nxisi zhvillimin e nofulles se poshtme.Ky aparat perbehet nga dy pjese, pjesa e siperme qe vendoset ne maxille dhe pjesa e poshtme ne mandibule,te cilet bashkohen nepermjet disa rrafsheve kafshuese qe drejtojne dhe zhvillimin e nofullava.Shpesh ato pregatiten edhe me nga nje vide zgjeruese e cila duke u aktivizuar ben edhe zgjerimin gradual te nofulles.