Trajtimi Ortodontik ne femije te moshes 3-6 vjec

Rreth moshes 3-6 vjeç është e këshillueshme që të bëhet një vizitë e parë dentare për të lejuar dentistin të promovojë sjelljet dhe zakonet që kanë për qëllim ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së gojës, korrigjimin e menjëhershme të problemeve dhe parandalimin e përkeqësimit të tyre . Shumë rrallë kërkohet një trajtim ortodontik gjate kohes qe femija eshte me denticion qumeshti. Në kete faze, është e rëndësishme që pacienti të përfshihet në programet e parandalimit të sëmundjeve dentare dhe të adresojë çdo sjellje ose shprehi që mund të ndikojë negativisht në rritjen dhe zhvillimin e nofullave dhe dhembeve.

Në fushën e parandalimit parësor, në këtë grupmoshë  për të mbajtur një gojë të shëndetshme, dentisti dhe higjenisti nxisin:

  • Rëndësinë e higjenës së duhur orale, duke këshilluar përdorimin e një furçë dhëmbësh të përshtatshme dhe teknikën e duhur të larjes.
  • Përdorimi i fluori dhe vendosja e silanteve për të parandaluar fillimin e kariesit
  • Zakonet ushqimore të shëndetshme

Parandalimi dytësor përfshin zbulimin e hershëm të një problemi.

Malokluzionet përfaqësojnë një devijim nga mbyllja normale e gojes.

Në këtë grup moshe pediatrike, dentisti duhet mbi të gjitha të kap ndonjë problem që mund të përkeqësojë okluzionin, në veçanti ai do të duhet të vlerësojë nëse ka zakone apo vese te keqia si mbajtja e gishtit ne goje.pirja e lengjeve me biberon, gëlltitje atipike, frymëmarrjeje orale, prania e bruxizmit etj.

Thithja e gishtit apo biberonit

Frymemarja orale

Gelltitja Atipike

Bruksizmi