Shpesh pacienti paraqitet ne klinike me dhimbje nga dhembi.Dhimbja eshte nje tregues qe mikrorganizmat jane perhapur ne drejtim te nervit.Ne te tilla raste,per te shmangur depertimin e mikroorganizmave nga kanali i dhembit ne indet perreth tij,dhe krijimin e proceseve infeksioze si abcese,eshte i nevojshem trajtimi endodontik i kanaleve.
Pasi eshte bere anestezia,pastrimi i mases karioze ne kurore,hapet dhoma pulpare (nese nuk eshte hap nga prishja ) dhe pas heqjes se pulpes koronare fillohet me trajtimin endodontik te kanaleve.Nuk perjashtohen rastet kur anatomia e dhembit varion nga ajo normale,por dhembet ne te dy nofullat kane si me poshte:
-
Dhembet frontal ne nofullen e siperme dhe te poshtme kane nga nje rrenje e nje kanal te nervit.
-
Paradhemballet kane nga nje rrenje e nje kanal me perjashtim te paradhemballeve te para ne maxille qe kane nga dy rrenje e dy kanale.
-
Dhemballet ne nofullen e siperme kane nga tre rrenje,dhe tre ose kater kanale .
-
Dhemballet ne nofullen e poshtme kane nga dy rrenje dhe tre ose kater kanale .


English
Italiano
Perpunimi kimik dhe fizik i kanaleve ,behet me instrumenta te posacem dhe me materiale te ndryshme ne varesi te patologjise se nervit te dhembit .Zakonisht dhembet qe i nenshtrohen trajtimit endodontik ,kerkojne me shume se nje seance per tu trajtuar.Vetem atehere kur mjeku eshte i bindur se perpunim i kanalit eshte kryer sic duhet,nuk ka me mbetje apo mikroorganizma ne kanal apo perreth rrenjes ,pacienti nuk ka me
dhimbje,dhe ne grafi kontrolli shikohet eleminimi i proceseve periapikale,atehere kanali eshte gati per tu mbushur.Ne kliniken tone perdoren materiale te firmes 