Kujdesi per sinusin maxillar pas procedurave te kirurgjise orale

Për shkak të lidhjes së ngushtë mes dhëmbëve të nofulles se sipërme dhe sinusit maksilar, një komunikim ndërmjet sinusit dhe gojës mund te rezultoj nga pas procedurave te kirurgjse orale ne kete rregjion. Ja cilat jane disa masa paraprake do tju ndihmojnë në shërimin e shpejte dhe shmangien e komplikacioneve per sinusin maksilar. Keto udhezime ne kërkojmë që ju t’i përmbaheni me besnikëri :

Perdorni mjekimin sipas udhëzimeve.Mos peshtyni me forcë për disa dite

Mos pini duhan për disa ditë.

Mos shfryni me forcë hundën tuaj për të paktën dy javë, edhe pse sinusi juaj mund të ndihet i mbushur.

Mundohuni të mos teshtitni. Nëse duhet të teshtitni, ajo do të shkaktojë presion të padëshiruar të sinusit. Nëse duhet të teshtisni, mbani gojën të hapur.

Hani vetëm ushqime të buta për disa ditë, gjithmonë duke u përpjekur të përtypni në anën e kundërt të gojës tuaj.

Mos shpëlarje gojen me force per disa ditë. Diten e dyte ose te trete mund te perdorni nje shplares goje sipas pershkrimit te mjekut.

Mos fryni tullumbace ose instrumente muzikor per disa dite.

Mos pini lengje me pipe

Mbani kokën pak të ngritur.

Gjakderdhja e lehtë nga hunda nuk është e pazakontë për disa ditë.

Ndjekja e këtyre udhëzime do t’ju ndihmojnë per nje sherim me te shpejte te sinusit. por nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem mos ngurroni të telefononi kliniken tone ose për më shumë informacion shikoni faqen tonë të internetit nëwww.dralgenisufi.com