Serisht ne shkolle

Shtatori erdhi shpejt dhe bashke me te edhe pregatitjet per te filluar nje vit shkollor.Duke i uruar suksese te gjithe nxenesve qe fillojne vitin e ri shkollor, ju ftojme ju prinder te lexoni disa keshilla praktike per nje higjene dentare maksimale te femijes tuaj gjate vitit shkollor.
Mengjesi eshte vakti me i rendesishem i dites. Perpara se femija juaj te shkoje ne shkolle sigurohuni qe te haje nje mengjes te shendetshem, i cili te perfshije proteina dhe karbohidrate per nje fillim te mire e plot energji te dites.
Pas mengjesit vjen larja e dhembeve. Te gjithe duan te shkojne ne shkolle me nje buzeqeshje rrezatuese dhe nje arome te fresket te gojes.

Beni kujdes ne kohen e larjes se dhembeve.

Larjes se dhembeve ne mengjes shpesh here nuk i kushtohet koha e duhur per shkak te nxitimit per te arritur ne kohe ne shkolle dhe prinderve ne pune. Programoni kohen tuaj, duke i lene hapesiren e nevojshme larjes se dhembeve me furce dhe perdorimit te fijes dentare . Duke perdorur furcen elektrike mund te fitoni pak kohe gjate larjes se dhembeve. Por mos harroni fija dentare pastron te gjithe hapesirat midis dhembeve te cilat nuk mund te pastrohen me furcen normale ndaj duhet patjeter te perdoret cdo here qe lahen dhembet.
Nese femija juaj konsumon vaktin e drekes ne shkolle eshte e rendesishme qe ne canten e tij te shkolles krahas librave te vendoset edhe mjetet e nevojshme per mbajtjen e higjenes dentare.

1.Furca e dhembeve.

Furca e dhembeve e pajisur me nje kapak mbulues duhet te merret me vete . Furcat e dhembeve te vogla qe vendosen ne gishtin tregues jane shume komode per tu mbajt me vete ne cante dhe per tu perdor ne ambiente jashte shtepise. Pasta e dhembeve rekomandohet te merret me vete vetem nga femije te rritur, pershkak se femijet e vegjel nuk mund te kontrollojne sasin e pastes qe vendosin ne furcen e dhembeve.

2.Fija dentare:

Fija dentare e shoqeruar me mbajtesen e vete eshte nje zgjidhje e mire per perdorim nga femijet jashte shtepise. Shume femije e kane me te lehte te perdorim fijen me mbajtesen e vet sesa te perdorin fijen duke e rrotulluar rreth  gishtave.
3.Ushqimi :
Sigurohuni qe ne ushqimin qe femija merr me vete per vaktin e drekes ne shkolle te gjenden ushqime te shendetshme qe bejne mire per dhembet dhe mishrat e dhembeve.(si pershembull )
a.Ushqime per permbajtje Kalciumi (qumeshti ,kosi,djathi)
b.Fruta dhe perime (molle,portokalle,karrota )
c.Fibra (buka integrale)
d.Uji
Lini jashte cantes se femijes tuaj embelsirat ,lengjet me sheqer si dhe lengjet me gaz si koka kola.
Per te gjithe femijet qe nuk hane vaktin e drekes ne shkolle, rekomandohet te hane nje frut ne orarin e pushimit dhe shplarje e gojes me uje ne munges se furces se dhembeve.