Keshilla si te ruani bardhesine e dhembeve tuaj

sq]Dhembet krahas funksionit te tyre ne procesin e te ushqyerit luajne gjithashtu  nje rol te rendesishem ne pamjen tone te jashtme.Studime te ndryshme kane vertetuar se buzeqeshja eshte gjeja e pare qe 50% e njerezve vene re ne takimin e pare.Por si te ruani bardhesine e dhembeve tuaj per nje kohe te gjate?Ja disa keshilla praktike per dhembe te bardhe e te shendetshem.

Ulni konsumin e cajit dhe kafes

Caji eshte i mire per shendetin,por perdorimi i shpesht i tij ndikon ne ngjyren e dhembeve tuaj.Caji ashtu si dhe kafja kane ne perberje pigmente te cilet depertojne ne strukturen e smaltit duke dhene ngjyrosje permanente  te dhembit,qe nuk mund te eleminohet me larjen normale .

Ulni konsumin e Veres

Vera e kuqe ne krahasim e pijet e tjera jep nje ngjyrosje me te madhe te dhembeve.Vera ngjyros dhembet ne saj te tri mekanizmave.Se pari ne saj te intesitetit te ngjyres qe ajo ka,Ngjyra e kuqe e veres eshte shume e forte.Se dyti,duke qene nje pije acide ,aciditeti i saj vepron ne strukturen mikroskopike te smaltit duke e bere siperfaqen e dhembit me pak te lemuar,e per rrjedhoje ngjitja e pigmenteve behet me lehte.Dhe se treti prania ne vere e substances se quajtur tanine.Tanina eshte nje molekule qe ka aftesi te madhe per tu lidh me siperfaqen e dhembit,duke bere qe se bashku me pigmenin kromogen te veres te ngjyrosi dhembit me shpejt. Per te gjithe ju adhuresit e veres  ,per te ulur sadopak efektin ngjyres te veres,rekomandohet perdorimi i nje proteine si djathi gjate konsumimit te saj,ose pertypja e cimcakizit menjehere pas saj.

Perdorni salcat e bardha

Perdorimi i shpesht i ushqimeve me salce domate apo soje ben qe siperfaqia e dhembeve tuaj te humbasi bardhesine .Keto salca kane ne perberjen e tyre ngjyrues  te cilet krijojne njolla me ngjyre te erret ne dhembet tuaj.Evitoni perdorimin e shpesht te tyre dhe perdorni me teper salcat e bardha .

Perdorni uje ne vend te pijeve energjike dhe atyre me gaze

Pijet energjike pervec ngjyruesve ne perberjen e tyre kane dhe substanca acide te cilat erodojne smaltin e dhembit duke krijuar terren te pershtatshem per depozitimin e pigmenteve dhe mikroorganizmave.Evitoni perdorimin e tyre,dhe shtoni perdorimin e ujit.

Perdorim te kufizuar te karameleve me ngjyra,

Karamelet apo embelsirat e ndryshme qe japin ngjyrosje te gjuhes suaj, gjithashtu japin ngjyrosje edhe te dhembeve tuaj .Ulni konsumin e tyre, dhe ne rastet kur i perdorni lani menjehere dhembet pas konsumimit te tyre,ose nese nuk keni mundesi te lani dhembet shplajni me uje disa here.

Pijin lengjet me pipeze

Lengjet e frutave jane te pasur me vitamina dhe bejne mire per shendetin. Por disa lloj frutash sic jane qershia,boronica ,manafera,shega etj kane aftesi te ngjyrosin me shume dhembet ne saj te pigmentit te forte qe ato kane ne perberje.Per te ulur efektin ngjyres te tyre, mund te perdorni pipezat per ti pire keto lengje,ne kete menyre kontakti me siperfaqen e dhembit eshte me i vogel.

Keshilla me e mire per dhembe te bardhe e te shendetshem.

Pas cdo ushqimi lani dhembet dhe shplani gojen me solucionet perkatese ose uje.